Plot 10 milion Euro janë tenderuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për rivitalizimin e skarpatave në segmentin e rrugës së Arbrit nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit, por asnjë lekë për pjesën tjetër nga Qafa e Buallit deri mes dy lagjeve të Bulqizës.
Ndonëse këto dy segmente janë hapur në të njëjtën kohë, pra më shumë se 10 vite më parë, në segmentin jo shumë larg qafës së Buallit apo siç njihet pranë varrezave të qytetit, nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
Në mungesë të një rrjete mbrojtëse, gurët në këtë zonë vijojnë të mbushin kanalet anësore e më pas të përfundojnë në asfalt.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky segment është shumë i rrezikshëm sidomos kur ka reshje shirash pasi rënia e gurëve është e papritur dhe ato përballen befasisht me ta.
Specialistët e rrugëve kanë kërkuar vazhdimisht që të ndërhyhet në skarpatën e këtij segmenti të rrugës së Arbrit pasi paraqet rrezikshmëri për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge./