E enjte, 28 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Shpërndanin kokainë, arrestohen 3, sekuestrohen 2.2 mln lekë

Ditën e sotme janë arrestuar 3 person nga Bulqiza.

Policia bën medije se këta 3 shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar doza kokaine, të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milionë lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 3 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytetin e Bulqizës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara përgjatë hetimit disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last deal”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Dritan Hidri, 43 vjeç; Daniel Hidri, 18 vjeç dhe Redion Partalli, 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit