Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ktheu për plotësim dokumentacioni kërkesën e firmosur nga Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike.
“Vlerësoj se dokumentacioni i ardhur nga Basha nuk është i plotë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Është e qartë edhe për ju Indrit që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit, akti autorizues duhet të jetë i qartë. Kush e lëshon autorizimin të jetë e qartë dhe përmbajtja që duhet të kryejë i autorizuari të jenë të qarta. Basha ka të drejtën të autorizojë këdo që ai çmon për të paraqitur kërkesa në llogari të PD-së, përfshi edhe kërkesën për regjistrim. Nuk kemi diskutime dhe paqartësi edhe në lidhje me personin që autorizohet. Keni 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, u shpreh Celibashi.
Pas këtij vendimi, përfaqësuesi i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa kërkoi një kopje të vendimit pasi siç tha ai do ta apelojë kthimin e dokumentacionit. /btvnews.al