E martë, 19 Nëntor, 2024

Ju pret një ditë plot ngjarje në dashuri, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

DASHI- Gjatë orëve në vijim do të ketë një rikuperim në dashuri për ju, por do të ketë edhe probleme në punë që do t’ju duhet t’i menaxhoni.

DEMI- Yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri: do të jeni në gjendje të bëni zgjedhje ose të flisni me personin që ju intereson dhe keni një shans të mirë. Sa i përket punës, ka mundësi të mira, edhe ndryshime.

BINJAKËT– Sot do të jetë një ditë për t’u jetuar me shumë pozitivitet. Do të ndjeni dëshirën e fortë për t’u rikthyer në lojë… Saturni mund t’ju krijojë shumë shqetësime në punë.

GAFORRJA- Do të jetë një ditë rikuperimi dhe në dashuri do të ndiheni më magjepsës se zakonisht. Rekomandohet që mos i nënvlerësoni as takimet e reja, ato mund të lindin emocione të bukura.

LUANI- Ju pret një ditë disi e komplikuar përsa i përket dashurisë dhe ndjenjave, në përgjithësi. Do ju duhet të përballeni edhe me disa konflikte në punë por me vullnet të mirë do arrini të zgjidhni gjithçka. Mos u shqetësoni.

VIRGJËRESHA- Ju pret një ditë shumë e mirë për dashurinë, veçanërisht për zemrat e vetmuara. Në çift përpiquni të jeni racional dhe të qetë. Për sa i përket punës, do të filloni të shihni frytet e asaj që keni mbjellë gjatë javëve të fundit.

PESHORJA- Po kaloni një javë të mirë për ndjenjat: dashuria më në fund po ngrihet dhe po sjell emocione të mëdha. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje financave.

AKREPI- Në horizont po shfaqen probleme për ju në dashuri, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një histori e fundit. Sa i përket punës, angazhimet po rriten.

SHIGJETARI- Ju pret një ditë disi e qetë, në të cilën do të ketë disa probleme për t’u zgjidhur edhe në dashuri. Sa i përket punës, ka shumë për të bërë. Ende nuk ka përgjigje…

BRICJAPI- Gjatë orëve të ardhshme do t’ju duhet të lini veten pak më lirshëm se zakonisht. Në dashuri është një kohë e mirë për lidhje të reja. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike.

UJORI- Ju pret një ditë plot ngjarje në dashuri. Përpiquni të shmangni diskutimet e kota që mund të degjenerojnë në sherr. Puna? Mundohuni të mos i bëni keq vetes.

PESHQIT- Hëna do të jetë në opozitë dhe mund të lindin disa diskutime apo ankthe që duhet t’i mbani nën kontroll. Për sa i përket punës, është mirë të bëni sa më pak për të shmangur gabimet e shkaktuara nga nervozizmi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit