E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

KQZ njeh si kryetar të PD Lulzim Bashën, reagon Meta: Çmenduri

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një deklaratë për mediat foli për situatën politike në vend. Pas hapit që ndërmori KQZ e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit, komentoi dhe kreu i PL.

Në pyetjen nga një gazetare, se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se “këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale.

Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar.

Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës. Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme.

Më 14 maj, PL dhe opozita e vërtetë do të jetë atje. Asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do të mbajë përgjegjësi. Për shkak të krimit të organizuar është vendi i parë nga ku njerëzit ikin me vrap duke rrezikuar jetën”, tha Meta. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit