Një lajm i keq vjen nga Britania e Madhe. Rrjeti i komunikimin Whatsapp mund të bllokohet në shtetin ishullor.
Paralajmërimi është dhënë nga kreu i këtij aplikacioni, Will Cathcart. Sipas tij shkak për këtë mund të bëhet projektligji i autoriteteve britanike për sigurinë në internet.
E konkretisht është fjala për modalitetin “end to end” për bisedat e enkriptuara, të cilën e aplikon WhatsApp dhe që ka të bëjë me përmbajtjen e mesazheve.
Nga ana tjetër autoritetet britanike po shqyrtojnë mundësinë që në Mbretërinë e Bashkuar enkriptimi i bisedave të mos lejohet në asnjë aplikacion për shkak se mund të ketë përmbajtje të paligjshme të cilat duhet të kalojnë në filtrin e autoriteteve.
WhatsApp mbron politikën e vet për bisedat e enkriptuara duke argumentuar se është e drejtë e përdoruesve që të kenë komunikim privat, të bisedojnë lirshëm dhe të mos jenë “nën skaner”./btvnews.al