E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë, shkon në tre numri i viktimave

Bilanci i aksidentit të pasdites së sotme në Tiranë është rënduar. Policia e Tiranës sqaron se numri i viktimave ka shkuar në tre.

Bluzë e kryeqytetit bëjnë me dije se ka ndërruar jetë dhe shoferi i mjetit që ra nga mbikalimi.

Informacion shtesë

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit