Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriperëndimit. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet relativisht intensive 12-16m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-6 ballë.
Temperaturat parashikohen që në zonat malore të variojnë nga 6 deri në 15°C, në zonat e ulëta nga 8 deri në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 11 deri në 22°C./btvnews.al