Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Itali, pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij dhe më pas e ka inskenuar ngjarjen.
Mediat në Itali shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një vit më parë dhe tashmë gjykata ka marrë vendimin për shqiptarin.
E gjithë ngjarja është zbuluar nga djali i tyre i mitur, i cili ka bërë denoncimin në polici duke thënë “Hajde shpejt se babi po e godet”.
Viktima ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar, duke thënë se ishte goditur tretë herë më thikë dhe më pas i ka rënë të fiktë.
“Po gatuaja dhe kisha një thikë në dorë. Ai më goditi në krah. Ajo që ndodhi ishte aksident”, rrëfeu ajo.
Ndërsa autori tha se “U sulmova në rrugë nga një burrë i armatosur, teksa isha duke ecur me gruan time. Sulmuesi goditi me thikë gruan, duke tentuar të grabisë çantën e saj”./btvnews.al