Humbja e së mërkurës me Milanin ka tronditur stolin e Totenham. Mediat në Angli shkruajnë se drejtuesit e klubit anglez po mendojnë largimin e Antonio Kontes.
Pas eliminimit nga Milani në fazën e 1/16 të Champions League, ditët e Kontes tek londinezët janë të numëruara.
Duket se drejtuesit e klubit nga Londra kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se një emër i madh flitet për një rikthim të bujshëm.
Bëhet fjalë për Mauricio Poçetinon. Duket se kjo është ajo që kërkojnë dhe tifozët të cilët me 51-vjeçarin në krye kanë qenë pranë fitimit të disa trofeve, siç është dhe Liga e Kampionëve, të cilës i shkuan mjaft pranë në vitin 2019, duke u mundur në finale nga Liverpuli./btvnews.al