Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar në zonën e Nikeas në Athinë. Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se ka sekuestruar një sasi të madhe droge.
Mësohet se policia ka zhvilluar një kontroll në banesën e shqiptarit dhe nga kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 21 kg 638 gram marijuanë, 868 gram kokainë, 1 peshore dhe 1 celular.
Shqiptari kishte krijuar një mur të dyfishtë në papafingo që shërbente për fshehjen e drogës. Policia ende nuk ka bërë me dije identitetin e të arrestuarit, por mësohet se operacioni vijon për të zbuluar persona të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm./btvnews.al