E diel, 20 Prill, 2025

Alibeaj flet pas mbledhjes së grupit dhe Kryesisë: Në 20 Mars do zyrtarizohen të gjithë kandidatët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur sot deputet dhe Kryesinë ku është diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me strukturat, Alibeaj tha se në datën 20 Mars do të mbyllet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve dhe po në këtë datë do të bëhen publike dhe listat për këshillat bashkiak.

Ai konfirmoi edhe njëherë se do të shkojnë në zgjedhje, pavarësisht se KQZ nuk i ka regjistruar ende për shkak të mangësisë në dokumentacionin e dorëzuar.

“Deri në datën 20 do të përmbyllet procesi i miratimit të kandidiaturave për këshilla bashkiakë dhe për kryetarë bashkie. Po ashtu, janë vendosur detyrat përkatëse të grupeve të punës të cilat do të merren me organizimin dhe rifresikimin e strukturave tona.

Tashmë që fushata ka startuar dhe është miratuar dhe fokusimi i PD-së, kjo është një situatë që po rikthehet në rutinën e vet dhe besoj se kjo do të jetë mënyra e veprimit të PD-së në zgjedhjet që na presin. PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe i gjithë dokumentacioni i i depozituar pranë KQZ-së është në përputhje të plotë me legjislacionin. Për ato që kanë paqartësi, PD do të regjistrohet, do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të jetë e fokusuar për qytetarët.

PD është e të gjithë demokratëve dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Ne shkojmë, Shqipëria shkon në zgjedhje. Zgjedhjet janë për qytetarët shqiptarë e sidomos në këtë rast dhe në këtë situatë kaq të rëndë ekonomike të mungesës së shtetit të së drejtës, interesi primar është ai i qytetarëve shqiptarë dhe në funksion të tij.

Më 14 Maj të bashkojmë forcat për t’i bërë ballë këtij regjimi dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Më datë 20 do të ketë mbledhje për të miratuar kandidaturat e PD-së për këshilltar dhe për kandidatë për kryetar bashkie”, tha deputeti demokrat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit