E diel, 20 Prill, 2025

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi dhe sheh për nga Europa, fundoset Bylis, Teuta ndalet në Kamëz

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi dhe tashmë me të drejtë mund të pretendojë për zonën evropiane, pasi diferenca është shumë e vogël. Verilindorët mposhtën 2-0 Bylisin në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”, me dy golat që erdhën në pjesën e dytë të takimit.

Vendasit dominuan në pjesën e parë, por nuk ishte e thënë që sfida të zhbllokohej dhe për pasojë, dy skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rrjeta të paprekura.

Kukësi vijoi me sulmet e njëpasnjëshme dhe u shpërblye në minutën e 64-t, kur Rashiti shënoi. Ai devijoi një gjuajtje të Ndrecës, duke gënjyer portierin. Në minutën e 80-të vjen çlirimi i madh për verilindorët dhe trajnerin Rraman Hallaçi, kur kapiteni Gjelbrim Taipi shënoi golin e dytë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit