Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, po punon për një aplikacion të pavarur të rrjetit social të bazuar në tekst.
Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se rrjeti i ri social mund të rivalizojë si Twitter-in ashtu edhe konkurrentin e tij të decentralizuar, Mastodon.
“Ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve të tekstit. Ne besojmë se ka një mundësi për një hapësirë të veçantë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”, tha një zëdhënës i Meta.
Mwsohet se aplikacioni i ngjashëm me Twitter do t’i mundësonte Metës të përfitonte nga kaosi aktual në kompaninë e udhëhequr nga Elon Musk, ku ulja e kostove ka qenë e shfrenuar.
Aplikacioni i Metës do të bazohet në një kornizë të ngjashme me Twitter, i cili u lançua në vitin 2016./btvnews.al