Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Korçë. Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Lumalas në rrugën që të çon drejt Pogradecit.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte anës rrugës. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, por nuk ka mundur që t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes sapo ka aksidentuar këmbësorin. Lidhur me këtë aksident është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./btvnews.al