Mësohen emrat e dy viktimave të aksidentit të djeshëm te Mbikalimi i Saukut.
Përveç shoferit të Audit Q8, Klevis Ruçaj, 20 vjeç, kanë humbur jetën dhe Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjece, të dyja banuese në Tiranë.
Vajzat ishin në makinën Audi, me 20-vjeçarin nga Fieri Klevis Ruçaj.
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti “Audi” lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor në rrugen që ka pershkuar 20-vjeçari që vinte nga unaza lindore pra nga Farka drejt rrethotullimit të TEG-ut, duket që nuk ka frenim të fortë.
Ndërkohë mësohet se i riu që e drejtonte ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia. /btvnews.al