E diel, 20 Prill, 2025

VIDEO – I riu që trashëgoi zanatit e babait, punon si këpucar për të mos humbur tradita

Është 29 vjeç dhe Astrit Ruçi nga fshati Gjoricë i Bulqizës nuk ka menduar si bashkëmoshatarët e tij për të emigruar. Astriti ka vazhduar profesionin e babait të tij si këpucar.

Prej 40 vitesh babai i Astritit ka punuar si këpucar prej më shumë se 3 dekadash në fshatin Gjoricë e Sipërme. Ndërkohë, Astriti është i vetëdijshëm që nuk ka shumë punë kohët e fundit për shkak të largimit të njerëzve.

29-vjeçari thotë se e ka me qejf këtë profesion por  puna ka rene  dhe  largimi masiv i njerëzve ka ndikuar edhe në këtë sektor. Astrit Ruçi, thotë se me këtë punë që bënte babai i tij është rritur edhe vetë ai, ndërsa do të vijojë ta ushtrojë deri sa të mos ketë më punë fare.

Ashtu si në çdo sektor tjetër edhe në sektorin e riparimit të këpucëve është ndjerë rënia e punës për shkak të largimit të shqiptarëve në shtete të ndryshme të botës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit