E hënë, 21 Prill, 2025

VIDEO – “Të kam bërë dëm në lojë?”, Luizi ‘mollë sherri’ mes Oltës dhe Armaldos: Ma hodhe në plehra investimin

Marrëdhënia mes Oltës dhe Armaldos vijon të jetë e tensionuar. Ditët e fundit mes tyre ka pasur vetëm debate, dhe një gjë e tillë vijoi edhe sot.

Olta e ka akuzuar tenorin se ai nuk është i vendosur në lojën e tij, por lëkundet sa tek ajo e sa tek Luizi. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Armaldos, i cili i ka thënë se nuk po i bën asnjë dëm në lojë dhe nuk është në krah të Luizit, i cili është bërë ‘molla e sherrit’ mes tyre.

Armaldo: Më thuaj një fakt që tregon se jam i lëkundur me ty.

Olta: Dje ishe me mua, sot je me Luizin. Mua njerëz të tillë nuk më duhen afër.

Armaldo: Perceptimi jot është i gabuar. Mjafton që unë mos të bëj dëm ty. Se me kë rri unë, se ku shkoj unë…është loja ime.

Olta: Më hodhe poshtë gjithë investimin dhe gjithë energjinë që kam shpenzuar me ty. Je mosmirënjohës. Kalove nominimin, të nesërmen në mëngjes more Kiarën për dore dhe tentuat të më vinit në lojë.

Armaldo: Jo, e ke shumë gabim, do ta sjellësh vetë situatën këtu./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit