E hënë, 21 Prill, 2025

Kapet duke vjedhur një makinë, i riu zblohet se kishte kryer dhe…

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet se vidhte automjete. Sipas policisë, i eiu u arrestua pasivu kap duke vjedhur një makinë, por nga hetimet u zbulua se ai ishte autor dhe i ngjarjeve të tjera të ngjashme.

Tashmë i riu do të hetohet dhe nga prokuroria dhe do të përballet me akuza në gjykatë.

NJOFTIMI I PLOTË

Vodhi një automjet, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari. Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera më parë nga ky shtetas, në qytetin e Kukësit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. I., 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, Kukës.

Ky shtetas dyshohet se në datën 10.03.2023, në lagjen nr. 3, Kukës, ka vjedhur automjetin tip “ML 270”, në pronësi të shtetasit B. C.

Automjeti i vjedhur është gjetur nga Policia, i parkuar përpara banesës së shtetasit M. I.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 rasteve të vjedhjes të pronës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit