Britania ka vendosur të financojë një qendër paraburgimi në Francën veriore si pjesë e një pakete prej 500 milionë Paund për të ndaluar refugjatët që përpiqen të kalojnë Kanalin.
Këtë deklaroi kryeministri Rishi Sunak, këtë të shtunë edhe pse është kritikuar për trajtimin që kërkon t’u bëjë emigrantëve që shkojnë ilegalisht në Britani.
Sunak zhvilloi një takim me Emmanuel Macron, presidenti francez, dhe në një deklaratë të përbashkët thanë se kishin rënë dakord për financim të përbashkët për më shumë patrulla kufitare franceze, duke përfshirë 500 oficerë shtesë dhe dronë të rinj./btvnews.al