Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në Dibër. Një automjet që po vinte nga fshati Melan në drejtim të rrugës nacionale Maqellarë – Peshkopi doli nga rruga dhe u përmbys disa herë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, ku shtetasi Roni Kata, 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi Armend Spahiu, 18 vjeç.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën 18 vjeçarit Spahiu, ndonëse paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti në tatëpjetë për të dalë në rrugën nacionale Maqellar – Peshkopi./btvnews.al