E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Skandali i radhës me rrugën nacionale, mbi asfalt hidhen dhera

Skandalet në rrugën nacionale Burrel – Skuraj nuk kanë të mbaruar. Pasi firma mirëmbajtëse hodhi disa grumbuj dheu në pika problematike, pa kryer asnjë proces tjetër të domosdoshëm, dheu është shpërndarë mbi asfalt.

Drejtuesit e mjeteve e quajnë skandaloz një veprim të tillë pasi nuk mund të hidhen mbi asfalt dhera apo zhavorR, pasi jo vetëm që nuk është i qëndrueshëm por përbën edhe rrezik për aksidente. Ata shprehen se firma më parë duhej të hiqte shtresën asfaltike në pikat ku ka patur deformime e më pas të hidhte nënshtresat e tjera të rrugës e në fund asfaltin.

Sipas tyre, zgjidhja e vetme afatgjatë është kjo ndërsa zhavori mbi asfalt është i papranueshëm sidomos në një rrugë të tillë nacionale. Aksi rrugor Burrel – Skuraj përdoret çdo ditë nga mijëra banorë të dy njësive administrative në Mat, Bazi dhe Ulza e po ashtu është arteria që përdorin banorët e Qarkut Dibër për të lëvizur drejt qyteteve të veriut të vendit por edhe Durrësit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit