Për këtë të diel parashikohet që të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.
Por hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë./btvnews.al