E premte, 29 Nëntor, 2024

Prangosen 3 shqiptarë në Greqi, nuk i ndaluan policisë dhe bënë manovra të rrezikshme në autostradë

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi nuk i janë bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar, teksa kanë qenë duke udhëtuar me makinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat i përshkruajnë skenat e ndodhura në Marousi si të pabesueshme.

Shqiptarët drejtonin dy automjete të tipit Audi dhe BMW dhe në momentin që policia u kërkoi të ndalonin, ata shkelën gazin, bënë manovra të rrezikshme drejt Attiki Odos dhe thyen barrierat.

Gjatë ndiekjes dy automjetet u ndanë nga njëri-tjetri dhe një nga automjetet e policisë ka ndjekur njërin prej mjeteve, i cili është ndalur në rrugën anësore të autostradës kombëtare në zonën e Lykovrysit, ku personat kanë braktisur makinën dhe janë larguar.

Pas ndjekjes, policia arrestoi shoferin.

Makina kishte kabllo dhe bakër brenda saj, ndërsa makina e dytë u bllokua nga një ekip i OPKE të Atikës Perëndimore në Ano Liosia, ndërsa u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë me origjinë shqiptare. Automjetet dhe bakri janë konfiskuar dhe të arrestuarit akuzohen për “drejtim të rrezikshëm të automjetit nga pakujdesia” dhe “vjedhje”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit