E hënë, 20 Janar, 2025

Berisha: Shqipëria me subvencionet më të ulëta për bujqësinë në rajon! Rama sheh interesat e oligarkëve

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot Belsh kandidatin e Primareve për bashkinë e këtij qyteti, Bedri Qypin. Berisha në fjalën e tij u ndal tek sektori i bujqësisë, dhe siç tha problemet për fermerët janë të shumta pasi qeveria nuk i mbështet.

Kreu i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë se nuk subvencionin këtë sektor duke e renditur vendin në fund të listës për mbështetje direkt për fermerët.

“Qytetarët shqiptarë po boshatisen me shpejtësi si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre. Kudo që shkojnë, 30-40% e familjarëve, farefisit, kushërinjve e miqve, të demokratëve e socialistëve janë larguar nga Shqipëria. Na mungojnë, nuk i kemi. Këtu jemi përpara një momenti të jashtëzakonshëm. Do ju them vetëm diçka, mendoni se në 8 vite janë larguar në vendet e BE-së, 937 mijë shqiptarët, pa përfshirë ata që janë larguar drejt SHBA-së dhe Kanadasë. Nëse ne nuk betohemi, nuk vendosim të ndryshojmë këtë situatë, kjo do të thotë se në 8 vite të ardhshme, do tërheqin 1 milionë persona të tjerë. Në 16 vite, nuk dihet se kush do mbetet në këtë vend.

Është sistem fiskal armiqësor ndaj qytetarëve. Është kundër ligjit. Ligji thotë se duhet të ketë 20% në shitje dhe 20% në blerje. Këta nuk shohin asgjë përveç interesave të tyre dhe të oligarkëve. Kurrë nuk do jem kundër të pasurve, por kurrë nuk do i mbështesë ata në kurriz të qytetarëve. Ta harrojnë. Unë jam i detyruar në moral dhe ligj që të mbrojë interesat e qytetarëve, ndërsa Rama mbron interesat e oligarkëve”, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit