Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku mësohet se një shqiptar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga pallati ku punonte.
Sipad mediave greke, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën kryesore të Chalkida, në Avenue Venizelou.
Në rrethana të paqarta, një ndërtues 55-vjeçar shqiptar, gjatë punimeve në një pallat, ka rënë nga skela në asfalt dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në spitalin e Kalkidës ku u transferua, u shpall i vdekur.