E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Do ketë luhatje të temperaturave, mësoni si do jetë moti për sot dhe ditët në vijim

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit dhe depërtimit të Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore. Në këtë mënyrë për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin er vranësira të pakta kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Mërkurë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek. Ditën e Mërkurë era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek por hera-herës në bregdet dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpjetësi deri në 18m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë, ndërsa ditën e Mërkurë pritet që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 3-4 ballë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit