Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të dielës në ‘Don Bosko’ ku u vra një grua dhe u plagosën 6 persona të tjerë.
Në një takim në Fier, ku prezantoi kandidatët për këshillin bashkiak të këtij qyteti, Meta tha se njerëz të pafajshëm po humbasin jetën dhe krimi po rritet në nivele të frikshme.
“Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë kur të gjithë kishin mbaruar një ditë të lodhshme dhe po bëheshin gati të flinin. Në mes te Tiranës ndodhi një akt kriminal shumë i rëndë.
Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim një rritje të kriminalitetit në një vend ku kryeministri thotë bandat të hanë kokat me njëra tjetrën, ku ministri thotë nuk ka krim pa zhvillim. Ka rënë numri it ë rinjve që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta në krahasim me rajonin”, u shpreh ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë./btvnews.al