Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve bëhet me dije se, Borrel do të nisë turin e tij nga Shqipëria ku në 15 dhe 16 Mars do të jetë në vendin tonë dhe më pas në 16 dhe 17 do të zhvillojë takime në Maqedoninë e Veriout.
Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, ku pritet të ketë një takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Vizita e Borrel në Tiranë dhe Shkup bëhet në kuadër të marrëveshjes për Stabilizim Asociimit. Zakonisht të gjitha takimet e këtij Këshilli zhvillohen në Bruksel apo në Luksemburg. Kjo është hera e parë që takime të tilla zhvillohen në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe në Shkup do të takohet me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, por edhe me presidentin Stevo Pendarovski./btvnews.al