Shoqëria mes Qetësorit dhe Oltës duket se është krisur. Ditën e sotme ata kanë zhvilluar një debat me njëri-tjetrin, ku shkak janë bërë sulmet që Olta pretendon se i janë bërë nga banori i ri.
Aktorja e ka akuzuar Qetësorin se po e sulmon pa të drejtë, por ky i fundit tha se nuk po e sulmon por vetëm po i vë në dukje ato që ai i quan si gjëra jo të drejta që bëhen prej saj në shtëpinë e Big Brother.
Olta: Pse më ke bërë të ndihem keq dje. Edhe Fotinia e ka vënë re..
Qetsori: Ke qenë nën influencë të ngatërruar dje.
Olta: Jo jo fare, e ke bërë.
Qetsori: E kam bërë? Unë di të them më fal, ku je lënduar ti.
Olta: Jo unë nuk lëndohem. Ke bërë disa komente shumë të pakëndshme.
Qetsori: Unë dje të respektova, të erdha dhe te krevati, asnjë nuk erdhi me të pa, të solla dhe Visin.
Olta: Nuk është përgjigje kjo.
Qetsori: Nuk më kufizon me përgjigje.
Olta: Të gjithë e kanë vënë re, që ke bërë batuta të pakëndshme me mua. Dhe unë ta thashë dje te krevati po nuk u përgjigje.
Qetsori: Dje? Ja të bëj një dush, të pastrohem një çik nga…
Olta: Më kthe përgjigje.
Qetsori: Nuk kam. Përgjigje direkte nuk kam./btvnews.al
View this post on Instagram