E martë, 3 Dhjetor, 2024

Sali Berisha: Në zgjedhje lokale do të futemi në koalicion me Metën

Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të komunikohen zhvillime të reja brenda koalicionit me Ilir Metën, që siç u shpreh Berisha është tmerri i Edi Ramës.

Deklarata e Sali Berishës:

Ka një vendim të këshillit kombëtar të PD, PD hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, sipas të cilit PL angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do të njohë zhvillime të reja dhe do të komunikohen nesër zhvillimet e këtij koalicioni.

Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Rama është i tmerruare nga këto zgjedhje.

Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje të shkelmojnë ligjet në sallën e gjyqit.

Ai me pengjet e tij po degradon çdo institucion të këtij shteti. Dy gjera dua tu them, njohja e Ali -Bashës me autorizimin e një të dorëhequri ekziston në një formë të ngjashme vetëm tek shpirtra e vdekur të Çikovicit, si episod.

Nuk ka në historinë e botës. Një autorizim të vlefshëm nga ai i cili ka dhënë dorëheqje që nga dita e dorëheqjes e prapa. Këto janë testamente të shëmtuara të njerëzve që nuk kanë moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.

Së dyti nuk ekziston në asnjë ligj dhe kushtetutë që zyrtari që jep dorëheqjen duhet ta regjistrojë dorëheqjen në gjykatë.

Kanë dhënë dorëheqjen në këtë vend, kryeministri, president, ministra, por askush nuk ka vënë në diskutim deklaratën e dorëheqjes siç bën Rama me Lulzim Bravën, që i thotë edhe je edhe s’je, edhe i kallur edhe i pa kallur politikisht. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit