Myrto Uzuni nuk ndalet në La Liga 2, duke realizuar golin e radhës. Sulmuesi i Granada shënoi me penallti në përballjen me Ponferradina që u mbyll në barazim 2 – 2.
Goditja e tij çorientoi portierin që nuk arriti të reagonte. Ky është goli i 19 në këtë sezon për Myrto Uzunin që kryeson renditjen e shënuesve dhe ndjekësin më të afërt e ka në kuotën 12.
Po të dielën Taulant Seferi realizoi 2 gola në barazimin 2 – 2 të Vorskla Poltava në fushën e Veres Rivne. Kjo ishte java e katrët radhazi që Seferi shënonte.
Në kampionatin polak Ernest Muçi dha asist në fitoren 2 – 0 të Legia me Stal Mielec. Një formë e mirë e sulmuesve shqiptarë në prag të ndeshjes me Poloninë që do të luhet më 27 Mars në Varshavë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.