E hënë, 21 Prill, 2025

VIDEO – Kiara sërish debaton me Luizin: Mos më përdor mua

Çifti i Big Brother, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, nuk po gjejnë qetësi. Ditët e fundit ata kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin, ku i fundit ndodhi këtë mesditë.

Ata kanë debatuar, pasi Kiara mendon se këngëtari po e përdor në lojën e tij. Por kjo gjë sipas Luizin nuk është e vërtetë dhe nuk ka për të ndodhur kurrë.

Kiara: Mua mos më përdor më. Më përfshin mua në disa situata.

Luizi: E kam për Oltën.

Kiara: E di unë që e ke, por mua mos më përdor më. Ti e di që unë ndihem keq, mos i përfshi njerëz në disa situata që unë nuk jam pjesë

Dea Mishel: Se qëndrova unë me Kiarën dhe jam kundër Oltës?

Luizi: Ti do më thuash që s’je kundër Oltës

Dea Mishel: Po kjo s’ka lidhje me qëndrimin tim me Kiarën.

Luizi: Thuaja kamerave këtë jo mua./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit