E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Aksidentohet 50-vjeçari në një minierë kromi në Bulqizë, dërgohet në spital

Një 50-vjeçar është plagosur në një minierë në Bulqizë. Policia sqaron se 50-vjeçari me iniciale Sh.K. është aksidentuar gjatë punës në një galeri kromi.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi fatmirësisht është dëmtuar vetëm në këmbë.

Rreth orës 11.00, është dërguar  për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K.,  50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, sqaron policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit