E diel, 1 Dhjetor, 2024

Berisha: 14 maji do të sjellë një ndryshim të thellë, Elbasani do votojë për Luçiano Boçin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar sot qytetin e Elbasanit me rastin e festës së Ditës së Verës. Berisha teksa ka uruar qytetarët për këtë festë të lashtë tha se në 14 Maj do të ketë një ndryshim të thellë dhe Elbasani sipas tij do të votojë për Luçiano Boçin.

“Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit.

Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit. Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica”, deklaroi Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit