Për ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, tipik pranveror. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në asnjë prej qarqeve nuk do të ketë reshje shiu.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 7 deri në 17 °C, në vendet e ulëta nga 6 deri në 18 °C dhe në vendet malore nga 1 deri në 13 °C.
Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të ketë probleme në det të hapur./btvnews.al