E diel, 1 Dhjetor, 2024

Negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, Lajçak: Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ndodhet në një vizitë zyrtare në Serbi. Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian, dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai u shpreh se propozimi evropian flet për normalizim, dhe jo ​​për ndonjë lloj kapitullimi. Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. “Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”.

Sipas tij, takimi në Ohër synon që të pajtohen për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje aq të madhe nga BE-ja sa asnjë më parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit