E shtunë, 19 Prill, 2025

Policia i gjen 8 kilogram kokainë dhe 60 mijë Euro cash, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar 49-vjeçar, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarit i janë gjetur dhe sekuestruar 8 kilogram kokainë dhe 60 mijë Euro në një katastrofë.

Mësohet se ai u ndalua nga karabinierët në Castellanza dhe gjatë kontrollit iu gjet një qese me 500 gram kokainë.

Por nga dyshimet që kishin oficerët e policisë, ushtruan dhe një kontroll në banesën e tij dhe i gjetën edhe 7.5 kg të tjerë kokainë të fshehura në vende të ndryshme në shtëpisë, si edhe shumën prej 60 mijë eurosh në kasafortë

Policia sqaron se hetimet po vijojnë për të zbuluar se me kë rrjet trafikantësh punonte shqiptari dhe ku shitej kokaina./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit