E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Rama u përgjigjet kritikave: Pse nuk e çojmë pagën minimale 800 mijë Lekë

Kryeministri Edi Rama shkruan se me rritjen e fundit të pagës minimale që shkon në 40 mijë Lekë, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë në rajon, duke u barazuar në këtë mënyrë me Maqedoninë e Veriut dhe duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në një postim në mediat sociale, Rama se synohen që të bëhen dhe rritje të tjera deri në fund të mandatit. Po ashtu u përgjigjet dhe kritikave se pse paga minimale nuk bëhet 800 mijë Lekë.

E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lekë, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën!

Ndërkohë kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin Prill.

Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, është ky postimi i Ramës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit