E premte, 15 Nëntor, 2024

Shqipëria kryeson në Ballkan, 14 festa zyrtare

Shqipëria është një ndër shtetet që ka më shumë festa zyrtare, plot 14 ditë. Një prej këtyre festave zyrtare është edhe Dita e Verës, e cila është shpallur e tillë në vitin 2004. Shumica e tyre, 6 ditë janë festa që lidhen me besimet fetare dhe datat e tyre ndryshojnë nga viti në vit, me përjashtim të ditës së Novruzit e cila është më 22 Mars, dy janë ditë historike, Pavarësia dhe Çlirimi i vendit, më 28 dhe 29 nëntor.

Ndërsa 8 Dhjetori, dita ndërkombëtare e rinisë prej vitit 2009 është shpallur si festë zyrtare në ndertim të studentëve të Dhjetorit. Pjesë e festive zyrtare është dhe 5 Shtatori, dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ndërkohë që bashkia e Lezhës këtë vit i ka këkruar zyrtarisht qeverisë të të shpalli festë zyrtare edhe 2 Marsin, në kujtim të Kuvenditi të Mbledhjes së Principatave nga Skënderbeu më 1444.

Shqipëria renditet në listën e vendeve europiane me më shumë festa zyrtare, më konkretisht, rekordin e festave zyrtare e mbajnë Islanda me 16, dhe Lituania e Letonia me nga 15 ditë secila dhe Shqipëria me 14 ditë. Shteti me më pak festa zyrtare në Europë është Greqia e cila ka vetëm 6 ditë në vit.

Në Ballkan pas Shqipërisë e cila ka më shumë festa zyrtare, renditet Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8.

Kalendari i festave zyrtare:

Festat e Vitit të Ri 1 Janar

Festat e Vitit të Ri 2 Janar

Dita e Verës 14 Mars

Dita e Nevruzit 22 Mars

E diela e Pashkëve Katolike Prill

E diela e Pashkëve Katolike Prill

Dita e Bajramit të Madh

Dita Ndërkombëtare e Punonjësve 1 Maj

Dita e Kurban Bajramit

Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës 5 Shtator

Dita Flamurit dhe e Pavarësisë 28 Nëntor

Dita e Çlirimit 29 Nëntor

Dita Kombëtare e Rinisë 8 Dhjetor

Krishtlindje 25 Dhjetor

Artikuj te ngjashem

Me te fundit