E diel, 1 Dhjetor, 2024

VIDEO – “Kë do mbajmë në shtëpi”, Olta dhe Qetsori bëjnë plane së bashku si lider të shtëpisë

Olta dhe Qetsori duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët sërish. Pas debateve që patën ditët e fundit dhe akuzat e ndërsjellta, ata duket se janë pajtuar.

Duke bërë xhiro rreth pishinës, Olta dhe Qetsori kanë nisur të bëjnë planet duke diskutuar për secilin banorë të nominuar.

Ata janë sjell si drejtuesit e shtëpisë së Big Brother dhe kanë treguar se kush duhet të dalë dhe kush duhet të vijojë lojën.

Olta është shprehur se do të jetë Sabiani ai që do të largohet nga shtëpia, e ndërsa Nitën, Qetsori e quan “potencial” në shtëpi, por shton se e rrëzikuar për këtë nominim është Fotinia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit