Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Ramadan Meta duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ai është plagosur dhe tashmë ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit./btvnews.al