E premte, 15 Nëntor, 2024

Do të rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme priten reshje mesatare në pothuajse të gjithë qarqet, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë deri lokalisht intensive.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Kukës dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 10 deri në 14 °C, në vendet e ulëta nga 9 deri në 13 °C, në vendet malore nga 3 deri në 9 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kurse në bregdet deri e fortë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit