E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Fond 860 mijë Dollarë, kjo është marrëveshja e fundit e firmosir nga Lefter Alla para arrestimit

Lefter Alla ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje 860 mijë Dollarë për investime në disa fshatra. Kjo është marrëveshja e fundit e firmosur prej tij para se të arrestohej.

Siç e ka bërë të ditur edhe vetë me anë të një postimi në mediat sociale, marrëveshja është nënshkruar me Islamic Relief Albania.

POSTIMI I PLOTË

860 mijë USD💸 do të investohen në disa fshatra të disa njësive administrative në Bashkinë Bulqizë.

🤝Marrëveshja që #BashkiaBulqizë nënshkroi✍️ me Fondacionin #IslamicReliefAlbania parashikon investime në këto fshatra, konkretisht në
🔸️Rrjetin e furnizimit me ujë,
🔸️Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar 7 autoambulanca të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme
🔸️Mbështetjen e zhvillimit rural, përmes ngritjes së 25 fermave të vogla, ku familjeve do t’u mundësohen edhe një sasi e konsiderueshme bagëtish. Një falënderim të sinqertë për partnerin tonë besnik #IslamiReliefAlbania, që na është gjendur pranë përmes shumë projekteve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit