Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik është arrestuar në Britani, pasi akuzohet se ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga Belgjika.
Siç raportohet nga mediat vendase, bëhet me dije se arrestimi i 44-vjeçarit shqiptar është bërë në zonën e quajtur Loughborough, Leicestershire. 44-vjeçari dyshohet se është pjesë e një grupi që transportonte emigrantë me gomone.
“Personi i arrestuar sot dyshohet për përfshirje në një komplot për të përdorur varka të vogla në një seri kontrabande njerëzish. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit është një prioritet për NCA dhe hetimi ynë vazhdon”, tha një zyrtar policor.
Mbi shqiptarin rëndon akuza për një seri kalimesh kontrabandë me emigrantë të paligjshëm që prej vitit të kaluar./btvnews.al