Partia Socialiste pasditen e së mërkurës ka mbledhur Grupin Parlamentar. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura ishte i pranishëm dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili u ka dhënë deputetëve porositë për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Edhe pse mendohej se do të ishin të gjithë deputetët, Arben Ahmetaj, nuk ishte i pranishëm. Në këtë mbledhje krerët e qarqeve kanë raportuar për situatën në terren, ndërsa Rama u ka kërkuar që të jenë më aktiv.
Ai ka kërkuar angazhim maksimal, pasi siç u tha deputetëve këto zgjedhje nuk do të jenë aq të lehta sa mendohen./btvnews.al