Georgina Rodriguez pritet të kthehet në Spanjë pa futbollistin Cristiano Ronaldon, por vetëm për një kohë të shkurtër. Modelja është ftuar të marrë pjesë në një program në një televizion spanjoll.
Vizita e saj është pjesërisht edhe për shkak të promovimit të vazhdueshëm për sezonin e dytë të ‘Soy Georgina’, i cili do të publikohet në platformën Netflix më 24 Mars të këtij viti. Në daljen e saj në televizionin spanjoll, Georgina pritet të zbulojë më shumë detaje për dokumentarin.
Mbetet për t’u parë nëse në atë intervistë Georgina ka diçka për të thënë edhe për Cristiano Ronaldon. Përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për të parë se si është marrëdhënia e tyre pasi disa media bënë me dije se futbollisti nuk kishte qënë besnik ndaj modeles.
Mirëpo, Georgina e ka treguar mbështetjen e saj ndaj yllit portugez në çdo moment pa i dhënë rëndësi këtyre thashethemeve.