E premte, 15 Nëntor, 2024

Pranga 22-vjeçarit shqiptar në Itali, i sekuestrohet kokainë me vlerë 10 mijë euro

Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Città di Castello pasi u kap me një sasi kokaine. Pas ndalimit të tij nga policia, i riu u shfaq shumë nervoz, ndërsa gjatë kontrollit të mjetit u konstatuan 100 doza kokaine të pastër.

I riu shqiptarë nuk kishte precedent të mëparshëm kriminal.

Mediat italiane raportojnë se droga ishte mbështjellë dhe futur në një çantë me veshje.

Ndërkohë, nëse do të dilte në treg, vlera e saj kushtonte deri në 10 mijë euro. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit