DASHI– Jeta juaj në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e prisnit sot. Edhe pse herë pas here do bëni përpjekje për të vendosur harmoninë, nuk do ia dilni dot. Beqarët do jenë joshës dhe të gatshëm të pranojnë ftesat që do iu bëhen.
DEMI– Do bënit mirë të mos e përzienit partnerin me çështjet profesionale. Mund të lindin disa keqkuptime që do ua prishin qetësinë në çift. Beqarëve do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për të bëre për vete personin që iu pëlqen.
BINJAKËT– Lëreni të lirë partnerin sot të shprehet dhe të veprojë. Nuk duhet të kërkoni asgjë me ngulm sepse nëse është e shkruar, në mos një dite, ditën tjetër gjithçka do përfundojë.
GAFORRJA- Do jeni më tolerantë me partnerin gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente më të këndshme me njëri-tjetrin. Ai që keni në krah ka menduar t’iu bëjë një propozim të cilin nuk e prisnit.
LUANI– Marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente emocionuese pranë të dashurit tuaj të zemrës. Disa do i bëjnë gjërat më zyrtare.
VIRGJËRESHA– Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do kaloni momente pasionante dhe të zjarrta me atë që keni në krah. Shfrytëzojeni çdo sekondë dhe shprehini ndjenjat pa pushim.
PESHORJA– Pritet që dita e sotme të jetë e bukur për çiftet. Do i sqaroni një nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do mendoni me qetësi për të ardhmen. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, por kjo nuk do i mërzitë aspak.
AKREPI– Nëse jeni në një lidhje, më në fund do ndiheni të lumtur. Në krahët e partnerit do iu duket vetja si në ëndërr dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij.
SHIGJETARI– Jeta në çift do jetë shumë e këndshme sot. Partneri juaj do tregohet më i sjellshëm dhe do iu përkëdhelë në çdo moment. Dita juaj do jetë me diell.
Bricjapi- Jeta në çift nuk do ketë probleme sot, madje disa që kanë pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë ato. Mendoni ta bëni lidhjen me serioze sepse vitet ikin si pa e kuptuar. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për takime impresionuse. Do e kenë ata në dorë nëse do përfitojnë apo jo.
UJORI– Më në fund do i sqaroni keqkuptimet në çift dhe do ndiheni më të qetë. Bashkëpunimi do filloje të përforcohet dalëngadalë. Për disa mund të ketë edhe një natë të nxehtë e pasiononte.
PESHQIT- Jeta në çift nuk do përbëjë prioritet për ju sot. Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë dhe gjithçka do ecë si duhet edhe pse partneri ashtu si ju do jetë i zënë me punë dhe nuk do ketë kohë të mendojë për surpriza./btvnews.al