E hënë, 21 Prill, 2025

VIDEO – Aksidenti në Bulqizë, dërgohet në Tiranë shoferi i plagosur. Shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Rreth orës 16:10 të ditës së mërkurë, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi Ramadan Meta, duke drejtuar  automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë  ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve dhe kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

I aksidentuari është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ndihmën e parë dhe me pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasi i plagosuri ka plagë të rënda. I aksidentuari është nisur me ambulancë, pasi helikopteri e ka patur të pa mundur të vijë për shkak të motit të keq.

Nderkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti, sipas policisë lokale të Bulqizës mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe si dhe lagështira në rrugë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit